Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila konfirmoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin, ndërsa duhet përkujtuar që në këtë rast e përfshirë ishte vetura zyrtare 4Z.
Video Player
00:00
00:07