Spektakli Big Brother Kosova ka bërë tashmë të ditur datën e fillimit të edicionit të tij të parë.
Më 5 dhjetor, personazhe të famshme nga estrada shqiptare pritet të hyjnë në shtëpinë e vëzhguar nga shumë kamera.
Një pikëpyetje e madhe është ngritur mbi personazhet VIP që mund të jenë pjesë e kësaj aventure.
Jo-zyrtarisht, Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta emrat e tre banorëve që pritet të futen në shtëpinë e Big Brother VIP.
Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë tre prej emrave që do të jenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Big Brother Kosova tash e sa kohë ka filluar që përmes thënieve të bëra nga vet konkurrentët, të vërë në provë publikun nëse do të mundet t’i gjejë ata.
Nga emrat që publiku ka aluduar më së shumti që mund të jenë pjesë e BB VIP Kosova janë këngëtarja Adea Pula, balerini Graciano Tagani dhe aktori Artan Thaçi.