Dy komisione parlamentare mblidhen sot, ja çfarë pritet të shqyrtohet

Dy komisione parlamentare do të zhvillojnë sot mbledhjet e radhës në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni për Shëndetësi dhe ai për Buxhet.

Të dyja këto komisione mbledhjet do të fillojnë në orën 10:00.

Më poshtë mund të gjeni se çfarë do të shqyrtojnë ato komisione:

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarin e Odës së Mjekëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00).