Lajçak pas takimit me Bislimin: Urgjentisht të gjendet një zgjidhje për targat

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur pas takimit që ka pasur me zv/kryeministrin, Besnik Bislimi.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak bëri me dije se temë diskutimi ishte kriza aktuale mes Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjeve të fundit.

Tutje, Lajçak ka thënë se urgjentisht duhet gjendur një zgjidhje për targat dhe çfarëdo eskalimi i situatës është i papranueshëm.

“Me Besnik Bislimin sot diskutuam për krizën aktuale në raportet Kosovë – Serbi, veçanrëisht në çështjen e targave. Duhet gjetur një zgjidhje urgjente për të mundësuar stabilitet dhe siguri në terren. Çdo eskalim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.