Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është në pritje të ëmbël.
Ajo dhe partneri i saj Alberto Botia kanë konfirmuar se do të bëhen së shpejti prindër përmes një postimi në llogarinë e Instagramit të këngëtares.
Në postimin e publikuar Eleni pozonte me barkun e rrumbullakosur krah futbollistit të njohur.
Thashethemet se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël kanë nisur që gjatë muajve të verës, kur ajo vendosi të anullonte gjithë turin muzikor të planifikuar, por deri më tani ishin thjesht zëra.