Tash e sa kohë, në media po qarkullon lajmi se ish-protagonistja e “BBV” Beniada Nishani është në lidhje dashurie me Blerti Hajdari.
Dyshja nuk kanë konfirmuar apo mohuar asgjë deri më tani.
Ndërsa së fundi ajo u pyet se a do jetojë me vjehrrën nga regjia tek rubrika “Të lumshin duart”, tek emisioni “E diell”, ku moderatore është vet Beniada.
“Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësin ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ato e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”, tha Beniada e cila pranoi tutje se është në siklet.