Kris Jenner më në fund ka pozuar për kopertinën e revistës “Vogue” në moshën 66-vjeçare.
Jenner u shfaq në ballinën e “Vogue Çekosllovakia”, e njohur ndryshe si “Vogue CS”.
Ajo dukej në formë të mrekullueshme e veshur me bluzë të zezë me rrathë të mëdhenj në kyçet e dorës, vathë të mëdhenj dhe gjithashtu makijazh të theksuar.
“Është një nder i madh të jesh në kopertinën e dhjetorit të Vogue CS Leaders Issue”, ka shkruar ylli i The Kardashians në Instagram.
Kjo është kopertina e saj e parë e Vogue. Të gjithë fëmijët e saj – përveç Khloe Kardashian – janë shfaqur tashmë në ballinën e revistës së modës.
Kendall ka qenë shumë herë në kopertinën e “Vogue” që kur filloi të punonte si modele profesioniste në adoleshencë.
Kylie është shfaqur në kopertinën e disa edicioneve të saj si Australia dhe Hong Kongu.
Kim ka pozuar me Kanye West dhe gjithashtu ka pozuar e vetme. Kopertina e saj më e fundit e “Vogue US “ishte në mars të këtij viti.
Teksa edhe Kourtney ishte në Vogue Arabia dhe atë të Mexico.
Khloe nuk është shfaqur ende në kopertinën e Vogue, por ajo ka qenë në disa publikime të tjera si Cosmopolitan, Shape dhe Health.