Ushtria ukrainase ka raportuar për sulme të dhunshme ruse në disa rajone.
“Armiku e ka trefishuar intensitetin e luftimeve në seksione individuale të frontit – deri në 80 sulme në ditë”, tha komandanti suprem i forcave të armatosura ukrainase, Valeriy Zalushny, në kanalin e tij Telegram të enjten.
Gjatë një bisede telefonike me Komandantin e Përgjithshëm të NATO-s, Christopher Cavoli, ai diskutoi situatën në front.
“Situata është e tensionuar, por nën kontroll. Ushtria ukrainase ruan mbrojtjen “përmes guximit dhe aftësisë”, tha Zalushnyj.