Zbulohet emisioni që do të moderojë Albana Osmani

 

Moderatorja e njohur shqiptare, Albana Osmani është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar.

Albana ka zhvilluar një karrierë të suksesshme në television me emisione si “Fan Club”, “Fiks Fare” etj, megjithëse tanimë prej disa kohësh i mungon ekranit.

Pas një kohe relativisht të gjatë shkëputje nga profesioni i saj, Albana së shpejti do të rikthehet në ekran.

Moderatorja e njohur pritet të jetë një nga prezantueset e kampionatit botëror të futbollit në Rtsh.

Deri më tani mungon një konfirmim zyrtar nga ana e moderatores. Në një situatë të tillë, kjo eksperiencë do të ishte diçka e re për Osmanin, pasi e kemi parë të prezantojë çfarëdolloj program tjetër, ama një emision sportiv akoma jo.