Kujdes pamjet: Aktorja publikon videon e rrahjes së pacientes nga infermieret

Një video jashtëzakonisht shqetësuese e ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duken të jenë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që të mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) tjera të cilat nuk duken në video.

Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.

Qe cka ndodhe ne vendin tone edhe kto raste siduket jane krejtesisht normale per personat qe vec punojne aty edhe marrin rroge me u KUJDESE per keta persona e QE kujdesi qe po u bojka prej anes se tyre.”, shkroi aktorja ndër të tjera.

Në video, përveç sulmit fizik, dëgjohen edhe ofendime e përulje ndaj zonjës në moshë.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me zonjën Zeneli për të marrë më shumë infromacion se ku ka ndodhur ky akt i papranueshëm. Deri në momentin e botimit të këtij teksti, aktorja ende nuk ka kthyer përgjigje.

Nacionale do të vazhdojë të raportoj për rastin.

PËRDITËSIM (14:42): Znj. Zeneli i ka thënë Nacionales se vendi ku ka ndodhur ky rast është në Shtëpinë e të Moshuarve të quajtur “Orenda” në Pejë.

PËRDITËSIM (14:43): Zeneli i ka thënë gazetës se video është bërë këto ditë, por të cilën e ka siguruar ajo gjatë ditës së sotme.