Policia Rajonale e Ferizajt, dje, rreth orës 16:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Dubravë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.N (M/K) i moshës 55 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij S.H (F/K) e moshës 48 vjeçare, ndërsa lëndime trupore pëson edhe vet M.N nga djali i tij D.N (M/K) i moshës 22 vjeçar.
Policia të dyshuarit, i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari M.N dërgohet në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm, ndërsa D.N lirohet në procedurë të rregullt për lëndim trupor, për procedura të mëtejme hetimore.