Sot ka filluar së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat ilegale në mënyrë graduale deri më 21 prill të vitit 2023.
Gjendja në pikat kufitare vazhdon të jetë e qetë.
Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme shihet se nuk ka fluks në vendkalimet kufitare.
Pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta.
Fillimisht qytetarët që nuk i ndërrojnë targat në RKS do të qortohen e pastaj, pas 21 nëntorit edhe të gjobiten.
Sipas vendimit zyrtar nga data 1 nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.