Për Halloween, Oriola Marashi u bë…murgeshë!

Oriola Marashi ka surprizuar ndjekësit me veshjen që zgjodhi për Halloween.

Modelja shumë e komentuar ka bërë një zgjedhje të guximshme duke u kthyer në një “murgeshë”.

Megjithatë, kjo nuk është pritur mirë nga shumë ndjekës, të cilët e kanë cilësuar veshjen si mungesë respekti.

Ndërsa shumë kanë komentuar se duket bukur, të tjerë kanë vënë në pah se:

“Më duket si mungesë respekti”, “Edhe fenë nuk e lini pa e degraduar për disa like më shumë”, “Kaq pa respekt. Më pëlqen dhe je shumë e bukur por deri kur do të talleni me të krishterët”, shkruajnë disa përdorues.