Heidi Klum i befason të gjithë, shfaqet e veshur si krimb për Halloween

Ajo është e njohur për dashurinë e saj për Halloween dhe idetë e saj ekstravagante dhe shpesh të ndërlikuara të kostumeve.

Dhe Heidi Klum, 49 vjeçe, nuk zhgënjeu këtë vit, duke e bërë veten të panjohshme pasi veshi një kostum rrëqethës krimbash të kuq me brinjë për festën e saj vjetore të Halloweenit në Sake No Hana në New York, shkruan DailyMail.

Pamjet spektakolare të supermodeles gjermane patën një konkurrencë të fortë këtë vit, pasi vajza e saj 18-vjeçare Leni Klum solli gjithashtu mori pjesë në ngjarje, duke i befasuar të gjithë me dukjen, e veshur si një ‘Catwoman’.

Heidi hoqi kostumin e saj të trashë brenda festës dhe u shfaq më pas e veshur me një kostum të tejdukshëm dhe çizme kafe, megjithatë ajo e mbajti maskën e saj të fytyrës.

Biondja i lëshoi flokët e saj kaçurrela voluminoze dhe pozoi e lumtur me gjysmën tjetër të fytyrës.

Më parë, kur veshi kostumin e saj të krimbave, e vetmja pjesë e dukshme e fytyrës ishin sytë dhe buzëqeshja e saj, ndërsa pjesa tjetër e saj mbulohej nga kostumi unik, i cili kishte një bisht.

Heidit iu bashkua edhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz, 33 vjeç, i cili ishte veshur si një peshkatar me sy të thyer, duke përdorur Heidin si karremin e tij të peshkut.

Tom kishte veshur çizme dhe tuta të zeza peshkatari mbi një këmishë të verdhë me mëngë të gjata. Kitaristi i Tokio Hotel e finalizoi pamjen e tij me një kapelë peshkatari dhe një kallam peshkimi.

Vëllai i Tomit, Bill Kaulitz, 33 vjeç – këngëtari kryesor i Tokio Hotel – u shndërrua në një sirenë i veshur me një parukë të gjallë ngjyrë gështenjë, sytjena në formë guaskash deti dhe fund të gjelbër në formë bishti.