Transformimi i Madonnas, shpenzon rreth 30 mijë dollarë për ndërhyrje

Diva e muzikës, Madonna i ka befasuar të gjithë së fundmi. Ajo i ka treguar fansave fytyrën e saj të vërtetë pa ‘make up’ dhe pa filtra. Mbretëresha e popit postoi një video në llogarinë e saj personale në TikTok, në të cilën ajo kishte veshur një rrjetë të gjelbër.

“O Zot, pse e bëre këtë?”, dëgjohet teksa thotë Madonna duke iu referuar imazhit të fytyrës së saj.

Këngëtarja në videon e përmendur duket e “ënjtur”, ndërsa fytyra e saj ka disa shenja të kuqe, të cilat duken si njolla.

Të gjithë po pyesin se çfarë saktësisht ka ndodhur me fytyrën e saj, pasi duket kaq e çuditshme. Ndërkohë, kirurgët kanë folur së fundmi për Page Six dhe kanë shpjeguar se çfarë operacionesh mund të ketë bërë ylli.

“Kur pashë për herë të pare videon, si shumë të tjerë, u befasova shumë nga pamja e saj”, tha Dr. Ehsan Ali, CEO i Beverly Hills Concierge Doctor and Urgent Care.

“Ajo padyshim që ka bërë një ngritje të fytyrës, lëkura e saj është e tendosur dhe e shtrënguar, pa varje apo rrudha. Një ngritje e fytyrës ndryshon edhe formën e syve të Madonna-s, ata janë tërhequr lart. Gjithashtu, ajo patjetër ka bërë një rinoplastikë. Hunda e saj duket shumë e ngushtë me një majë të mprehtë. Për të mos përmendur Botox-in”, shtoi ai.

Madje ajo ka shpjeguar se botoksi që ka bërë dëshmohet nga “rrudhat inekzistente të shprehjes në fytyrë”. “Ajo ka ngatërruar edhe mollëzat e saj, ndoshta ka pasur mbushje hialuronik. Duken krejtësisht ndryshe dhe bien në sy”, thotë ai.

Dr. Pamela Ëeinberger nga Plump Cosmetics and Injectables në Miami thotë se ylli i popit ka pasur trajtime me injeksione në mollëzat e saj.

Sakaq, ajo ka deklaruar se një tjetër gjë që këngëtarja mund ta ketë “ngacmuar” janë vetullat e saj, pasi në shumicën e fotove duket se janë më lart se “zona” e fytyrës, ku kanë qenë në të kaluarën.

“Nëse matni nga maja e vetullave deri në majën e vijës së flokëve, kjo distancë është më shumë se tre gishta. Kjo tregon se ajo ka bërë një ngritje të vetullave. Procedura bëhet me prerje për të tërhequr të gjithë fytyrën prapa”, shpjegon mjekja dhe shton se edhe mjekra e saj tregon se nuk është më natyrale, por rezultati i këtij operacioni zhduket brenda tre muajve. Duke llogaritur koston e operacioneve të mësipërme, kirurgët plastikë vlerësojnë se Madonna duhet të ketë shpenzuar rreth 30 mijë dollarë për të “korrigjuar” imazhin e saj.