Ronela Hajati: Komenti më i keq që lexoj për vetën është krahasimi me lopën

Ronela Hajati shpesh ka treguar hapur komentet negative që ajo ka pranuar.

Format e saj trupore e pesha e bëjnë atë të komentohet shumë.

Së fundmi ka folur sërish për këtë pjesë duke thënë se komenti më i keq që merr për veten është kur e krahasojnë me lopën.

“Komenti më i keq që lexoj për vetën është krahasimi me lopën…98 për qind e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore”, tha ajo.

“Lopa shkretë ka bardh dhe ‘sise’. Unë nuk kam asnjërën nga këto më vjen keq…më gjeni kafshë tjetër urgjent. Dragua prsh. Që dhe t’ju djeg në të njëjtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”, u shpreh në vazhdim Hajati.