Motrat Istrefi shndërrohen në modele të revistave “Playboy” për “Halloween”

Nora, Era dhe Nita Istrefi janë transformuar në modele të revistës së famshme amerikane “Playboy”.
Ky transformim ishte për rastin e festës së “Halloween-it”.

Fillimisht, imazhet si “lepurushe” i kishte ndarë Era Istrefi duke bërë bujë të madhe në mediat sociale, por pjesë e fotosesionit ishin edhe Nora e Nita.

Nora i ka ndarë me më shumë se një milion ndjekësit e saj në ‘Instagram’ imazhet me të motrat, derisa ka shkruar – “Lepurushet e mjaltit”.

Për veshjet e treshes është përkujdesur disenjatori kosovar, Valdrin Sahiti, për makijazhin make-up artisti, Arbër Bytyqi, teksa për flokët puna i është besuar, Kaci Lleshit.