Muaji tetor ka qenë një muaj për t’u mbajtur mend për Karim Benzema.
Pasi fitoi topin e artë javë më parë, tani mësohet se partnerja e tij Jordan Ozuna është shtatzënë se do të kenë fëmijën e tyre të parë bashkë, transmeton Indeksonline.
Dyshja konfirmuan lidhjen e tyre në muajin gusht të këtij viti pasi u qarkulluan thashetheme se ata janë në lidhje dhe së shpejti do të kenë një fëmijë.
Kështu shkruajnë mediat e huaja, të cilat shtojnë se ata janë të emocionuar për këtë bekim.
Gjithashtu, raportohet se Jordan Ozuna do të largohet nga puna e modelingut për t’u fokusuar më shumë tek të qenurit nënë.
Kujtojmë që ky nuk do të jetë fëmija i parë i lojtarit të Real Madridit , pasi ai tashmë ka tre. Ai po bëhet baba për herë të katërt.