Bizneset dhe familjet kosovare po del të kenë goxha para në banka.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës shuma që i ruajnë ata e tejkalon 5 miliardëshin.
Në një përgjigje me shkrim për Klankosova zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti, tha se vlera e depozitave ka arritur në 5.2 miliardë.
Ai tha se kjo shifër është deri në muajin shtator.
“Ju njoftoj se deri në muajin shtator të këtij viti, vlera e përgjithshme e depozitave ka arritur në shumën prej 5.2 miliardë euro” – tha Ahmeti.
Derisa buxhet shtetëror për vitin 2023 pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë eurosh, njëherit më i larti në histori të ekzistimin të shtetit të Kosovës.