Einxhel rikrijon veshjen e Dua Lipës për “Halloween”

Artistet shqiptare po mahnitin me paraqitjen e tyre për ‘Halloween’.

Moderatorja, Einxhel Shkira, ka të rikrijoj një veshje të këngëtares shqiptare të njohur edhe ndërkombëtarisht, Dua Lipa.

Kjo e fundit u shfaq në një nga koncertet gjatë turneut “Future Nostalgia”, e gjitha me rozë dhe me doreza të po së njëjtës ngjyrë, duke tërhequr shumë vëmendje.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Einxhel.

“Duhej të dukesha si Dua Lipa në turne, por më shumë dukem si ‘Dua Lipa në shtatzëni’”, ka shkruar Einxhel krahas fotove.

Einxhel dhe Dagz do të bëhen prindër për herë të parë.