Saturday, November 23, 2024
Home INFO Dënohet me 30 vjet burgim i akuzuari për vrasjen që ndodhi në...

Dënohet me 30 vjet burgim i akuzuari për vrasjen që ndodhi në korrik të vitit të kaluar në Viti

Është dënuar me 30 vjet burgim i akuzuari më inicialet B.R, njofton Gjykata Themelore në Gjilan. I njëjti sipas gjykatës, akuzohet për veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. R., për kryerjen e dy veprave penale; vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas Gjykatës në korrik të vitit të kaluar në komunën e Vitisë personi me inicialet B.R, e ka privuar nga jeta me dashje të ndjerin A.R.

“Me datë 13.07.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Kemal Azizi” në Komunën e Vitisë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. R. nga Vitia. Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B. R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë të prodhimit Tisas Zig 14, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A. R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë, ndërsa viktima B. B. mbetet i plagosur dhe dërgohet për kurim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku më pas transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.