Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me fansat gjëra të ndryshme.
Por, artistja së fundmi ka fshirë të gjitha fotografitë e videot dhe ka lënë vetëm tri postime.
Një prej tyre është njoftimi rreth këngës së re në bashkëpunim me Alban Skënderajn, një tjetër ka të bëjë me koncertet e Zeqirit, e në vazhdim një fotosesion i ri.
Në setin fotografik, krijuesja e hitit “Amazing Girl” duket e mahnitshme në veshje transparente teksa ka vënë në pah linjat trupore.
“Energji e madhe”, ka shkruar ajo.
Komplimentet nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e fansat e 33-vjeçares.
Ajo ndërkaq nuk ka dhënë më shumë detaje se kur pritet të publikohet kënga e re “Copa Copa” me Albanin.