Vazhdojnë problemet me lëndime për Paul Pogba.
Ylli i Juventusit, Paul Pogba, ka gjithnjë e më shumë gjasa që të humbasë Kupën e Botës pas lëndimit të tij të fundit të muskujve që do ta detyrojë atë të largohet nga fusha për të paktën 15 ditë.
‘La Gazzetta Dello Sport’ raportoi në mëngjes se mesfushori francez kishte pësuar një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes në ‘Continassa’ ku ishte duke u rikuperuar pas operacionit në meniskun.
Tani, ‘Sky Sport Italia’ pretendon se testet e kryera nga 29 vjeçari nxorën në pah një dëmtim që do ta detyrojë atë të largohet për të paktën 15 ditë, transmeton lajmi.net
Kjo do të thotë që Pogba nuk do të luajë asnjë ndeshje për Juventusin në vitin 2022, duke bërë debutimin e tij ‘të dytë’ me Zonjën e Vjetër në 2023.
Në këtë fazë, duket e pamundur që ish-mesfushori i Manchester United të përfshihet në skuadrën e Francës për Kupën e Botës, veçanërisht pas asaj që tha Didier Deschamps në fillim të këtij muaji.
“Para së gjithash, ai duhet të rikuperohet dhe pas kësaj, duhet të merret parasysh një pjesë atletike. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur ai luajti ndeshjen e tij të fundit, por gjëja më e rëndësishme është që ai është shëruar dhe mendoj se do të jetë”, tha francezi.
Situata tani ka ndryshuar pasi Pogba ka pësuar një lëndim të ri dhe do të jetë ende jashtë fushës kur Franca të zbulojë listën e skuadrës së saj për Katar 2022 më 9 nëntor.