Ademi bashke me Halil Kastratin qëndroi për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

Sot së bashku me hoxhë Halil Kastratin qëndrova për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Suharekës.

Kujdesi ndaj të moshuarve përveç obligim është edhe mision humanitar, teksa hoxhë Kastrati, falë mbështetjes së madhe nga bamirës anë e mbanë globit ku jetojnë shqiptarët, ka arritur që të moshuarve që nuk kanë pasardhës t’u krijojë kushte jashtëzakonisht të mira për jetesë.

Secili prej tyre shprehu mirënjohje e urime për hoxhën Halil Kastrati dhe për të gjithë ata që me mjetet e tyre ndihmuan që ata sot të kenë jetë të dinjitetshme në këtë moshë të shtyrë.

#BashkëPërBamirësi