Festivali i Këngës në Radion Televizionin Shqiptar ka publikuar listën e artistëve pjesëmarrës në edicionin e tij të 61-të.
Tashmë janë përzgjedhur 26 këngë pjesëmarrës, 16 prej të cilave janë artistë që kanë perfomuar edhe më parë në festival përgjatë viteve të kaluara, ndërkohë 10-të të tjerë janë emra të rinj dhe grupe alternative.
Në faqen zyrtare të Eurovision është publikuar lista e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës në të cilën bën pjesë edhe disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.
Lista e konkurrentëve pjesëmarrës në edicionin e 61-të përshinë:
2 Farm- Atomike
Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi
Albina Kelmendi – Duje
Anduel Kovaçi – Malli
Arsi Bako – Sonte dua të jem me ty
Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime
Elsa Lila – Evita
Enxhi Nasufi – Burrë
Erma Mici – Kozmosi i dashurisë
Evi Reçi – Ma kthe
Fabian Basha – Një gotë
Fifi – Ndalo
Franc Koruni – Në pritje
Genti Hoxha – Ajër
Gjergj Kaçinari – Dje
Luna Causholli – Jetën ta fal
LYNX – Nëse ke besim
Manjola Nallbani – Dua
Leje Qëndrimi – Fobia
Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi
Rezearta Smaja – N’Eden
Rovena Dilo – Motit
Sara Kapo – Para teje
Serxhio Hajdini – Vështirë
Urban Band – Në çdo hap
Vanesa Sono – Aroma jonë
Këtë vit, ndryshe nga edicionet e kaluara kënga fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.
Megjithëse nuk është konfirmuar një datë e saktë për mbajtjen e festival, ai tradicionalisht mbahet në gjysmën e dytë të dhjetorit.
Kujtojmë që vitin e kaluara, Ronela Hajati ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision me këngën “Sekret”.
“Eurovision Song Contest 2023” mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe.