Princesha e Uellsit, Kate Middleton ndërpreu pushimet e saj familjare për t’i dërguar një mesazh të veçantë Preet Chandi-t përpara sfidës së saj për të udhëtuar më shumë se 1000 milje në Antarktidë.
Të martën, Kate i telefonoi fizioterapistes dhe doktoreshës së Ushtrisë Britanike përpara misionit të saj.
33-vjeçarja synon të bëhet gruaja e parë që do të kalojë Antarktidën pa mbikëqyrje dhe do t’i duhet të durojë temperaturat prej minus 50 gradë Celsius dhe shpejtësinë e erës deri në 60 milje në orë, ndërsa ajo mban një peshë rreth 120 kg, të ngarkuar me kompletin e saj.
“Dua t’u tregoj njerëzve në këtë rrugëtim me mua të besojnë se asgjë nuk është e pamundur. Është një privilegj absolut të kesh princeshën e Uellsit si patronazhiste”, tha Chandi.
Kate Middleton dhe Princi William kanë munguar në skenën mbretërore, por tashmë po planifikojnë rikthimin e tyre në punë. Javën e kaluar, në fakt, u zbulua se William do të kthehet në punë më 1 nëntor, kur të marrë pjesë në ceremoninë e 10-të vjetore Tusk Awards në Londër.