Futbollisti francez, Kylian Mbappe, erdhi në fokusin e publikut në fund të verës, pasi shumë media botërore raportuan se ai po argëtohej me modelen transgjinore Ines Rau.
Edhe pse u panë bashkë në publik, tashmë të gjithë dyshojnë se romancës së tyre i ka ardhur fundi.
Tabloidi britanik Daily Star raportoi se francezi i suksesshëm është i dashuruar me modelen Rose Bertram, një bionde tërheqëse që tërheq vëmendjen kudo që shfaqet.
“Meqenëse vet Mbappe po hyn në botën e modës, nuk është çudi që ai ka takuar disa modele fantastike. Sulmuesi deri më tani ka qenë i lidhur në mënyrë romantike me disa bukuroshe të famshme, ku e fundit është Rose Bertram 27-vjeçare”, shkruan në artikull.
Dyshja thuhet se janë në lidhje prej disa kohësh, ndërsa modelja i ka dhënë fund romancës së saj tetëvjeçare me holandezin Gregory van der Wiel në korrik.
Rose, babai i të cilës është belg, i ka hyrë botës së modelingut që në moshën 13 vjeçare. Që atëherë, ajo ka reklamuar për markat e njohura, si H&M, L’Oreal, Primark dhe Agent Provocateur.
Ndërkohë, lajmi se Mbappe është në lidhje me Ines Rau – e cila ishte edhe modelja e parë transgjinore që është shfaqur në kopertinën e Playboy – u përhap para dy muajsh, duke bërë jehonë në mbarë botën.
Ata ishin parë së bashku në festivalin në Kanë, e më pas në jaht, ku ishin fotografuar të buzëqeshur, në një përqafim intim. Megjithatë, çifti nuk i komentoi thashethemet për lidhjen e tyre.
Gjithashtu, nuk dihet nëse romanca e re e futbollistit është shfaqur vetëm për të larguar vëmendjen nga jeta e tij e stuhishme e dashurisë, apo është dashuri e vërtetë.