Një hartë e publikuar nga Sky News tregon përparimet e Ukrainës në perëndim të lumit Dnipro.
Në Kherson, Rusia u ka kërkuar njerëzve që të ikin përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.
Rajoni është një nga katër provincat pjesërisht të pushtuara që Rusia i shpalli të aneksuara muajin e kaluar.
Kjo pjesë është strategjikisht e rëndësishme sepse kontrollon të vetmen rrugë tokësore për në gadishullin e Krimesë që Rusia kapi në vitin 2014 dhe grykën e lumit Dnipro.
