Emily Ratajkowski ka folur për fustanin më kundërthënës që ka veshur ndonjëherë dhe tha se i qëndron vendimit të saj për ta veshur atë.
Modelja reflektoi mbi zgjedhjet e modës në vitin 2016 gjatë një episodi të serialit, “Fashion Flashback”, të Harper’s Bazaar në YouTube.
Në një video të publikuar të premten, Ratajkowski kujtoi reagimin me të cilin u përball pasi veshi një fustan të Julien Macdonald në festën e Harper’s Bazaar’s Icons në shtator të vitit 2016.
“Ky është ndoshta fustani më i diskutueshëm që kam veshur ndonjëherë. Nuk e kisha idenë se çfarë skene do të shkaktonte”, tha modelja kur një fotografi e saj me fustan u shfaq në ekran: “Dikush e quajti atë ‘dukshëm vulgare’ dhe shkaktoi një polemikë të madhe në internet”.
Emily më pas kujtoi disa nga reagimet shtesë me të cilat u përball për zgjedhjen e modës, duke zbuluar se disa nga agjentët e saj ishin të zemëruar me të për veshjen sepse mendonin se ishte shumë seksi.
Ajo tha se nuk e dinte që fustani dukej kështu, sepse kishte një pjesë të tejdukshme, gjë që ajo pranoi se nuk dukej në fotografi. Ratajkowski kujtoi gjithashtu se si “drama” rreth veshjes u përshkallëzua pasi ajo tha se personi që e quajti veshjen vulgare ishte ‘seksist’.
“Unë ende e dua atë fustan, ende mendoj se dukem shkëlqyeshëm”, ka deklaruar bukuroshja, para se ta qartësonte se “në thelb u thirr për të kërkuar vëmendje”. Megjithatë, ajo ka përsëritur se ende i qëndron zgjedhjes së saj.