Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Ajo me këtë rast do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, së bashku me Kurtin dhe ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit, Artane Rizvanoli e Arbërie Nagavci.
Agjenda:
Ora 9:00 – Arritja në Zyrën e Presidentit të Kosovës
Ora 9:20 – Fillimi i takimit mes presidentes von der Leyen dhe presidentes Osmani me delegacionet e tyre
Ora 10:05 – Konferencë për shtyp e presidentes Osmani dhe presidentes von der Layen
Ora 10:30 – Arritja në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës
Ora 10:55 – Fillimi i takimit të presidentes von der Leyen me kryeministrin Kurti dhe delegacionet e tyre.