Murati priti ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, flasin lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë.

Ministri Murati e informoi ambasadorin Nissinen lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, si dhe masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’u bërë ballë krizave të fundit globale me inflacion dhe energji.

Ministri dhe ambasadori Nissinen shprehën përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët mes Finlandës dhe Republikës së Kosovës.