Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku – Sadriu thotë se pushteti po bën propagandë me raportin “World Justice Project”.
Siç thotë ajo, “pasi që dështuan në progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, në raportin “World Justice Project”, ku për shkak të performancës së dobët të qeverisë, Kosovën nga vendi i 54 në të cilin gjendej në vitin 2020, e sollën në vendin e 60 vitin e kaluar, tani vendin e 57 po e propagandojnë si të dytin dhe si sukses!”.
Njoftimi i plotë:
Sërish dështim dhe propagandë me numra
Pushteti edhe sot po e përdor armën e tyre të vetme për ta fshehur dështimin: propagandën.
Pasi që dështuan në progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, në raportin “World Justice Project”, ku për shkak të performancës së dobët të qeverisë, Kosovën nga vendi i 54 në të cilin gjendej në vitin 2020, e sollën në vendin e 60 vitin e kaluar, tani vendin e 57 po e propagandojnë si të dytin dhe si sukses!
Vendi i 57 është i 57, nuk ka asnjë logjikë të krenoheni me dështime.
Tek e fundit raporti është publik dhe mund t’i qaset secili qytetarë. Kjo përveç tjerash është edhe fyerje ndaj qytetarëve.
Është fatkeqësi që niveli i propagandës ka arritë edhe në institucionet tona diplomatike- ambasadat tona në vende të ndryshme të botës kanalet e tyre zyrtare te komunikimit i kanë shëndrruar në vegla propaganduese.