“Maxim Australia” ka publikuar listën e përvitshme ‘Hot 100’ për vitin 2022, ku përfshihen gratë më të suksesshme dhe të bukura në industrinë e televizionit.
Në krye të listës është aktorja Margot Robbie, e cila merr këtë titull për herë të tretë.
Me siguri të gjithë e njihni Margot Robbie nga “Wolf of Wall Street”, “Suicide Squad” dhe filmi i ardhshëm “Barbie”. Ajo është njohur në Hollywood si një nga femrat më të bukura nga pikëpamja estetike, me sy të mrekullueshëm blu dhe strukturë të përsosur kockore.
Por ajo dëshmoi në filma se është gjithashtu një aktore e talentuar që meriton rolet kryesore. Askush nuk është i befasuar që ajo zuri vendin e parë të Maxim.