Reperi amerikan, Kanye West u shfaq i paftuar në selinë e markës “Skechers” në Kaliforni.
Dizajneri i modës – i cili gjithashtu njihet si Ye – iu drejtua kompanisë së atleteve të mërkurën në mëngjes (26 tetor) duke dashur të bisedonte me drejtuesit e tyre për mundësitë e mundshme të biznesit, sipas TMZ.
Por, Kanye u nxor menjëherë nga kompani pasi u shfaq pa paralajmërim për të promovuar markën e tij Yeezy një ditë pasi iu ndërpre bashkëpunimi me Adidas dhe u ndaluan këngët e tij nga Peloton.
“Duke marrë parasysh se Ye ishte i angazhuar në filmime të paautorizuara, dy drejtues të Skechers e shoqëruan atë dhe palën e tij nga ndërtesa pas një bisede të shkurtër. Skechers nuk po mendon dhe nuk ka ndërmend të punojë me Ëest”, thanë përfaqësuesit e Skechers në një deklaratë.
“Ne dënojmë vërejtjet e tij të fundit përçarëse dhe nuk tolerojmë antisemitizmin apo ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes. Kompania dëshiron të theksojë përsëri se Ëest u shfaq pa paralajmërim dhe i paftuar në zyrat e korporatës Skechers”, thanë tutje ata.
Skechers – e cila ka bashkëpunuar me të famshëm të tillë si Britney Spears, Christina Aguilera, Camila Cabello dhe madje edhe ish-gruaja e West, Kim Kardashian – është kryesisht në pronësi dhe operim të një familjeje hebreje.
Robert Greenberg e themeloi atë në 1992, ndërsa djali i tij Michael Greenberg është presidenti i markës.
Largimi i reperit nga zyra e markës së këpucëve vjen pasi Adidas njoftoi se do të vazhdojë të shesë produktet Yeezy duke hequr emrin e reperit.
Menaxhmenti tha se ata do t’i shesin artikujt nën markën e tyre në fillim të vitit 2023.
Adidas ndërpreu marrëveshjen e tyre mega-milion dollarëshe me reperin pas presionit nga fansat mbi komentet e fundit antisemitike të tij.
Kompania aktualisht zotëron të drejtat për produktet ekzistuese të prodhuara nga reperi dhe marka Yeezy, konfirmuan zyrtarët e Adidas.
Adidas e mori Kanye nga rivalja Nike në vitin 2013 dhe ra dakord për një partneritet të ri afatgjatë në 2016, në atë që kompania e quajti atëherë “partneriteti më domethënës i krijuar midis një marke jo-atletësh dhe një marke sportive”.