Një rast i sulmit seksual raportohet se ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.
Viktima dhe i dyshuari janë të mitur, ndërsa ky i fundit është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Fushë Kosovë 24.10.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.