Georgina Rodriguez i ka mahnitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale me dukjen e saj duke postuar fotografi nga palestra.
Ajo deklaroi se më së shpeshti bën ushtrime që përfshijnë përdorimin e brezave, peshave dhe të ngjashme, ndërsa shkon në palestër gjashtë herë në javë.
Partnerja e Cristiano Ronaldos merret me balet që në fëmijëri dhe beson se është më meritor për figurën e saj të lakmueshme trupore. Duke ushtruar balet, ajo arriti të përmirësojë edhe shëndetin e saj mendor.
Në një intervistë për revistën Men’s Health, Georgina tha se në fillim ishte një sfidë e madhe për të që të stërvitej me një sportist si Ronaldo. Sidoqoftë, me stërvitje të rregullt, ia doli.
Vetëkuptohet që trajnimi nuk mjafton. Vëmendje duhet t’i kushtohet edhe ushqyerjes.
Ushqimet e saj zakonisht duken kështu:
Mëngjesi: vezë, bukë e thekur me avokado dhe lëng portokalli
Zamra: smoothie proteinike
Dreka: gjoks pule, perime dhe oriz
Darka: makarona integrale me një gotë verë të kuqe ose salmon me patate dhe perime