Ka të tillë të cilët thjesht i duan të pjekura apo të ziera, por edhe të tillë të cilët duan të provojnë një sërë recetash me gështenja.
Mirëpo, të gjithë nuk e dinë që lëvorja e gështenjës mund të përdoret sërish. Si?
Për shembull, për përgatitjen e preparateve të cilat i aplikojmë në flokë ngjyrë gështenje.
Ky “ilaç i gjysheve” në fakt shërben për të zbardhur flokët dhe për t’u dhënë flokëve tuaj një shkëlqim të lehtë bakri.
Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe zgjat gjysmë ore.
Merrni 15 lëvore gështenje dhe zhytni në një tenxhere me përafërsisht një litër e gjysmë ujë.
Zieni dhe lini të zihen rreth tre minuta në zjarr të vogël. Do të vëreni që uji do të bëhet i errët i gështenjtë.
Tani filtroni me ndihmën e një kullueseje dhe prisni të bëhet i vakët para se ta aplikoni në flokë si mjet për shpëlarje pas larjes me shampo.
Nëse dëshironi, mund të përdorni spërkatës.
Natyrisht, kjo nuk është ngjyra e vërtetë, por do të shihni që do t’ju ndihmojë të intensifikoni flokët tuaj të gështenjtë.