Katy Perry pëson paralizë në fytyrë në një prej performancave të fundit

Katy Perry është rikthyer në skenë pas një periudhë të gjatë, gjersa ka qenë duke kaluar kohë me vajzën Daisy Dove, që e ndan me aktorin Orlando Bloom.

Fansat ishin të emocionuar për rikthimin e krijueses së hitit “I Kissed a Girl”, pasi i kishte munguar skenës prej kohësh.

Megjithatë, ajo për të cilën nuk ishin përgatitur shumë nga ndjekësit ishte të shihnin se si këngëtarja u përball me një problem të papritur në mes të një prej performancave të saj.

Foto: Screenshot/TikTok

Këtë e tregon një video që tashmë ka më shumë se 16 milionë shikime në TikTok, në të cilën artistja amerikane shihet në skenë duke pasur një problem tjetër me qepallën e djathtë, e cila befas i paralizohet.

Një paralizë momentale që këngëtarja arrin ta zgjidhë por që padyshim ka lënë mjaft të impresionuar ndjekësit, të cilët nuk kanë nguruar të komentojnë momentin në rrjetet sociale, duke spekuluar se mund të ketë ndonjë problem apo paralizë në fytyrë.

Katy Perry (Foto: YouTube)

Këngëtarja ka tentuar ta kontrollojë duke bërë prekje në sy.

Të tjerë, nga ana e tyre, besojnë se “vetëm” është një blefarospazmë, një tkurrje e pavullnetshme dhe e përsëritur e muskulit orbicularis oculi që mund të shkaktojë përkohësisht qëndrime dhe lëvizje jonormale, zakonisht në qepallën e sipërme.

Kjo thuhet se është produkt i stresit dhe i lodhjes dhe megjithëse nuk mund të parandalohet, është e mundur të shkoni te një specialist për të përjashtuar çdo lloj sëmundjeje tjetër të syrit apo neurologjike. 

Katy Perry pasó un incómodo momento cuando se le cerró un ojo y ya no lo pudo controlar | #fyp #ultimahora #katyperry #concierto #doff ♬ sonido original – DOFF.