Ismail Dibrani: EULEX-i ka kontribuar në profesionalizimin dhe fuqizimin e SHKK-së

Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar punën dhe angazhimin e EULEX-it në konsolidimin dhe avancimin e shërbimeve të Shërbimit Korrektues së Republikës së Kosovës (SHKK).

Në aktivitetin “Njësia Korrektuese e EULEX-it dhe kontributi i saj për Shërbimin Korrektues të Kosovës”, ka marrë pjesë edhe zv/drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

“Me ftesë të Njësisë Korrektuese të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë sot mora pjesë në aktivitetin “Njësia Korrektuese e EULEX-it dhe kontributi i saj për Shërbimin Korrektues të Kosoves”.  Gjatë 14 viteve të bashkëpunimit, aktivitetet e monitorimit, mentorimit dhe keshillimit, EULEX-i ka kontribuar në profesionalizimin dhe fuqizimin e SHKK-së në të gjitha aspektet”, ka deklaruar Dibrani.

Në anën tjetër Ministria e Drejtësisë është mirënjohëse ndaj të gjithë partnerëve që në forma të ndryshme kanë ndihmuar shtetin të zhvillohet dhe të ngritë cilësinë e punës në shërbim të qytetarëve tanë.