Simptomat e rrezikshme të mikoplazmës nuk bën të injorohen.
Mijëra raste të të sëmurëve nga mikoplazma që janë zbuluar në Angli, gjatë vitit të kaluar janë shenjë për alarm në qarqet gjinekologjike.
Para shtatë vjetësh, kur konstatuan që ky infeksion transmetohet me marrëdhënie seksuale apo me kontakt shumë intim, ka pasur vetëm 79 pacientë.
Deri vonë, bakteri Mycoplasma genitalium shumë shpesh diagnostikohej gabimisht dhe trajtohej si klamidia. Kjo çoi në krijimin e rezistencës së këtij bakteri ndaj antibiotikëve.
Shumë njerëz tani e kanë këtë virus, por nuk kanë kurrfarë simptomash, andaj është e lehtë ta transmetojnë edhe te të tjerët. Rreziku fshihet dhe mund të çojë deri në sterilitet.
Pos marrëdhënieve seksuale, është e mundshme që të transmetohet edhe me peshqir, kontakt me rrobat e të tjerëve, në solariume.
Simptomat përfshijnë dhembje ose ndjenjë acarimi në pesën e poshtme të stomakut, dhembje gjatë marrëdhënieve intime, por edhe shtim i sekretit vagjinal.
Thumbja dhe urinimi i shpeshtë janë arsyeja pse shpesh e ngatërrojmë këtë infeksion me inflamacionin e fshikëzës.
Tek meshkujt ka rrjedhje nga uretra dhe rrjedhje purulente nga penisi, si dhe skuqje. Infeksioni është shumë i rrezikshëm pasi mund të kalojë pa simptoma të rënda dhe shkakton ngjitje dhe ngushtim të tubave fallopiane. Ato mbeten të depërtueshme ndaj lëngjeve, domethënë kontrastit gjatë imazhit, dhe megjithatë janë jofunksionale – ndodh steriliteti.
Diagnoza vendoset në bazë të një njollosjeje të qafës së mitrës dhe interpretimi i rezultateve është më i vështiri sepse këto baktere janë pjesë e florës normale gjenitale.