Hulumtimi: 80% e komunitetit rom në Evropë jetojnë mes skamjes dhe mjerimit

80% e komunitetit rom në Evropë jetojnë në varfëri, me përqindjen e varfërisë që arrin në 96% në Greqi dhe Portugali, në Spanjë dhe Itali 98% dhe në Kroaci 93%.

Të dhënat janë publikuar në anketën e kryer nga Agjencia e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA).

Hulumtimi është kryer në dhjetë vende evropiane, Greqi, Kroaci, Republika Çeke, Hungari ,Itali, Portugali , Rumani, Spanjë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Gjithashtu, FRA bazoi mbledhjen e të dhënave për romët në Bullgari dhe Sllovaki.

Hulumtimi ka të bëjë me kushtet e jetesës së romëve, diskriminimin dhe dhunën që ata kanë pësuar.

Një në katër rom në vendet e anketuara ka përjetuar diskriminim të paktën një herë në vit.

52% e romëve në Evropë jetojnë në kushte të këqija. Vetëm 27% e romëve të moshës 20-24 vjeç kanë përfunduar arsimin e mesëm.