Adidas zyrtarisht i ka dhënë fund partneritetit me Kanye West pasi bëri komente të shumta antisemite.
“Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha kompania në një deklaratë të martën.
“Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”.
Adidas njoftoi se bashkëpunimi me stilistin Yeezy ishte “nën shqyrtim” në fillim të tetorit pasi West, 45 vjeç, veshi një bluzë “White Lives Matter” në një sfilatë në Javën e Modës në Paris.
“Pas përpjekjeve për të zgjidhur privatisht situatën, ne kemi marrë vendimin për të shqyrtuar bashkëpunimin me të”, kishte thënë marka në atë kohë.
“Ne do të vazhdojmë të bashkë-menaxhojmë produktin aktual gjatë kësaj periudhe”.
Vendimi i kompanisë vjen pasi të famshëm, përfshirë ish-gruan e West, Kim Kardashian, që dënuan artistin për komentet dhe veprimet e tij.
Përveç Adidas, bashkëpunimin me këngëtarin e kanë ndërprerë edhe shumë marka të tjera të njohura.