Raportuesja e Kosovës në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon, në një konferencë për media pranojë që përveç Francës ka edhe shtete të tjera që kanë rezerva e tyre sa i përket liberalizimit të vizave.
Por cila është arsyeja e këtyre rezervave ajo nuk pranoj të flas.
“Mendoj se mund të pritni një vendim që është i sigurte, por pyetja është çka, si dhe kur, vendimi do të jetë nga mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit. Do të shohim përfundimisht një datë që do të behët liberalizimi i vizave. Përveç Francës për arsye të ndryshme vendore ka edhe më shumë shtete që kanë rezerva, pse është kështu nuk mund të them cila është arsyeja”, tha von Cramon.