Me moton “Moment Reflektimi i Zinxhirit Institucional” Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nga sot ka nisur “Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se kohët e fundit vendi është shokuar nga rastet e sulmeve seksuale, prandaj ajo bëri thirrje për një rol shumë më proaktive të institucioneve në parandalim, ndjekje penale dhe gjykim me efektiv.
E para e shtetit tha se më e pakta që institucionet e drejtësisë mund të bëjnë është mbrojtja e viktimës, por kjo sipas saj shpesh po mungon ose është e vonuar derisa e permendi edhe rastin e vajzës 11 vjecare e cila u dhunua muaj më parë.
Ajo tha se mungesa e mbrojtjes trimëron kriminelët dhe është mbrojtje për kriminelër e jo për viktimat.
Osmani kërkoi edhe mbështetjen e procesit të vetingut nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi shprehu angazhimin e tij për forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e viktimave të krimit.
Duke ftuar për bashkëpunim ndërinstitucional, Kelmendi tha se përkushtimi duhet të jetë profesional dhe serioz në mënyrë që mos të kenë vonesa në ndjekjen e personave që cenojnë të drejtët e viktimave.
Ai po ashtu tha se sistemi i drejtësisë duhet të ofroje viktimave një proces te drejtë dhe jetë normale.
Ushtuesi i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit tha se për këtë 9 mujorin zyra për ndihmën dhe mbrotjen e viktimav ka ndihmuar 2163 vintimë të të gjithë kategoritve, ndërsa prej 15 kërkesave për Kompensim, Komisioni ka aprovuar 12 prej tyre, 2 janë në proces dhe 1 është refuzuër.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier u shpreh se kjo javë duhet të shërbejë për të ndërmarrë veprime që të gjitha viktimat të kenë shërbimet e duhura dhe të kenë drejtësi.
Duke iu referuar rasteve të shumta të ngacimebe seksuale e dhunimit por edhe dhunës në familjë që kanë ndodhur në Kosobë, Hovenier tha se këto raste janë shenja paralajmerjese për një bashkëpunim më të ngusht ndërinstitucinal, derisa kërkoi që lëndët ë këtyre kategorive të kenë përparësi.