Vladimir Putin vizitoi ditën e djeshme një qëndër trajnimi për rezervistët në rajonin Ryazan, në juglindje të Moskës. Ndërsa inspektonte vendin, presidenti u fotografua duke përqafuar një ushtar.
Ai qëlloi më vonë me një pushkë, i shoqëruar nga ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu.
Në video, shihet një burrë duke mbajtur atë që disa po raportojnë se mund të jetë një nga çantat bërthamore të vendit.
“cheget” është pjesë e sistemit automatik për komandimin dhe kontrollin e Forcave Bërthamore Strategjike të Rusisë, ose Kazbek.
Ndërsa përmbajtja e çantës në imazhe nuk mund të verifikohet, analistët mendojnë se kjo është një përpjekje e Putinit për të frikësuar Perëndimin – pas një sërë deklaratash në të cilat ai ka referuar aftësitë bërthamore të vendit të tij.