Haki ​Abazi: Nuk ekziston asnjë propozim gjerman për Asociacionin

Kryetari i komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka thënë se nuk ekziston asnjë propozim gjerman për asociacionin.
“Nuk ka propozim gjerman , nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim është asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe kushtetutën e vendit… Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës. Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”, ka thënë ai.
Në konferencë për media, Abazi ka folur edhe për reformën zgjedhore për çka ka thënë se ky proces është stërzgjatur me vite të tëra në mungesë të vullnetit politik.