Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në shenjë të muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit ka vizituar kliniken e onkologjisë, me c’rast tregoi donacionin që është bere përmes shoqatës “Jeta-vita”, ku dhuruan proteza të gjirit të cilat nga viti i ardhshëm do të rriten.
“E shfrytëzuam këtë bisedë për të diskutuar për nevojat që ka kjo klinikë, në mënyrë të përmirësohen kushtet për të gjitha pacientët sepse kujdesi dhe angazhimi i stafit mjekësore është i jashtëzakonshëm. Duhen mbështetje më të madhe, kushte më të mira dhe për këtë arsye jemi plotësisht të përkushtuar. Për pacientet është edhe donacioni që e dhurojmë sot për protezat e gjirit i cili do të rritet nga viti i ardhshëm, presidenca do të mbulojë një pjesë shumë të madhe të këtyre donacioneve”, tha Osmani.
“Për 100 pacientë dhe me veprimin konkret që kjo të shndërrohet nga viti i ardhshëm në 400 pacientë. Sa i përket 3 mujorit të fundit tashmë drejtoresha na njoftojë që ka pasur një sigurim të buxhetit të nevojshëm që të realizohen kërkesat sa i përket barna esenciale sepse çështja e barnave shfrytëzohen në mënyrë të personalizuar nga secili pacientë i onkologjisë, ishte një ndër temat kryesore që diskutuam sot. Ka pasur problem të shumta me të cilat është përballur Ministria e Shëndetësisë në veçanti kjo klinikë edhe për shkak të planifikimit jo të duhur në të kaluaren”, u shpreh Presidentja.