Jessie J pozon me të brendshme nga marka e Rihannas

Këngëtarja Jessie J dukej në super formë, ndërsa ka pozuar për një fotosesion mahnitës të të brendshmeve për markën “Savage X Fenty”, në krye të së cilës qëndron kolegia e saj, Rihanna.

Artistja, 34 vjeçe, shfaqi figurën e saj mbresëlënëse në fotot e publikuara, ku u shfaq e veshur me një sërë veshjesh nga linja e modës, shkruan Daily Mail.

Në disa imazhe, krijuesja e hitit “Price Tag” ishte veshur me një palë të brendshme me ngjyrë të kaltër të errët, ndërsa në disa të tjera me ngjyrë të gjelbër limoni, duke i shtuar pamjes edhe një palë doreza mëndafshi.

Jo vetëm kaq! Jessie J ka ndarë fotografi edhe me një veshje të tretë nga brendi luksoz i Rihannas, ndërsa u shfaq e veshur me të brendshme me ngjyrë të zezë si dhe një mbulesë transparente sipër tyre.

“Mënyra sesi këto veshje më bëjnë të ndihem bukur”, ka shkruar Jessie krahas fotografive të ndara me 12 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që artistja, emri i vërtetë i të cilës është Jessica Cornish pozon me veshje nga brendi i yllit të hitit “Umbrella”.

Edhe në muajin gusht të këtij viti, ajo kishte ndarë disa fotografi nga marka e njëjtë – “Savage x Fenty”.