Gerard Pique po vazhdon të përfolet nga të gjithë. Ai është duke kaluar momentet më të komplikuara të karrierës së tij.
Poashtu, ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të ndarjes nga Shakira dhe lidhjen me Clara Chia, transmeton Indeksonline.
Ndarja me këngëtaren kolumbiane ka shkaktuar pasoja edhe në stadium.
Sipas Moises Llorens, korrespodenti i ESPN në Barcelonë, Barcelona mund të mbyllë së shpejti një marrëveshje në mënyrë që emri i Shakirës të shihet në fanellën e Barcës, siç ndodhi me këngëtarin Drake në fanellën cule për El Clasicon kundër Barcelonës, Royal Madrid.
Nuk dihet se kur do të bëhet kjo, por këto informacione tregojnë se pritet të jetë gjatë gjithë sezonit 2022/2023, ashtu si reklamat Coldplay.
Rrjetet sociale i kanë bërë jehonë kësaj dhe po lançojnë disa meme dhe batuta me Piqué si protagonist.