Pasi iu dogjën 600 mijë euro nga humbja e Barçës, Drake fiton shumë të majme në kazino

Të dielën u mbajt derbi mes Real Madridit dhe Barcelonës, ku Drake pësoi humbje nga 600 mijë euro nga basti që vuri për fitoren e Barcelonës.

Por, ai arriti të fitojë në një lojë fati tjetër.

Ai provoi fatin e tij në ruletë në kazino, dhe një video në ‘Twitter’, tregon se ai fitoi mbi 12 milionë dollarë në një rrotullim.

Sigurisht që reagimi i tij ishte shpërthyes, duke festuar së bashku me dy miqtë e tij.

Ndërkohë kujtojmë që në fillim të vitit 2022-2023, Barcelona nënshkroi një marrëveshje me Spotify.

Meqenëse të dyja organizatat nënshkruan marrëveshjen, stadiumi Camp Nou u bë stadiumi Spotify Camp Nou.

Sidoqoftë, marrëveshja midis Barcelonës dhe Spotify shkon përtej një emri dhe një imazhi të printuar, ku Barcelona zgjodhi si imazh të tyre, Drake.

“Një nga boshtet kryesore në aleancën midis FC Barcelona dhe Spotify është bashkimi i futbollit dhe muzikës për t’u lidhur me audienca të reja në mbarë botën. Për të bashkuar këto dy fusha që ndajnë aftësinë e tyre për të bashkuar njerëzit dhe për të ngjallur emocionet e tifozëve, skuadra e parë e futbollit për meshkuj do të dalë në fushë në El Clasico të së dielës me një fanellë që për herë të parë nuk do të shfaqë logon e saj, por një artist të njohur ndërkombëtarisht, këngëtarin dhe kompozitorin Drake.”, u shpreh FC Barcelona.